Intervista / Blerta Gaçe, jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me motrën e saj, Aurelën, malli për Vlorën dhe sakrifica për të qenë një femër e suksesshme
Shumë të paktë janë ata që e dinë se këngëtarja Aurela Gaçe ka një motër dhe, për më tepër, artiste. Blerta Gaçe, më e famshme është në New York sesa në Shqipëri. Ajo jeton në lagjen e famshme të VIP-ave në Manhatan dhe është një nga belly dancer-et profesionale sot. Megjithëse ka më shumë se 9 vjet që është larguar nga Shqipëria, ajo nuk ka harruar në asnjë moment që është labe nga Vlora dhe se ndjen mall për çdo gjë, por mbi të gjitha për detin, në të cilin ka edhe kujtimet më të bukura të fëmijërisë. Për të nuk ka qenë e lehtë të integrohet në shoqërinë e vendit ku ka zgjedhur të jetojë, por siç thotë edhe vetë, një tip energjike si ajo mund t'ia dalë për gjithçka. Në atë vend të huaj, familja e saj e vetme është Aurela, me të cilën ndan edhe shtëpinë. I është dashur të punojë për të përballuar jetesën së bashku më motrën e saj. Ka studiuar për aktrim dhe bënë kërcimtaren. Ajo që të bie në sy është se Blerta është një vajzë plot sharm dhe plot finesë, ndërsa nga karakteri është tipi i një vajze, e cila
Mbi 50 mijë pushues kanë frekuentuar dje plazhin e Durrësit, (siç duket edhe në këtë foto) duke shfrytëzuar temperaturat e larta e të pazakonta për këtë periudhë. Qindra pushues të tjerë i janë drejtuar të dielën e fundit të muajit gusht edhe plazheve të Currilave, Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, në veri të qytetit. Temperaturat e larta të ditës së djeshme, kanë afruar në plazh një numër shumë të lartë pushuesish, krahasuar me fundin e sezonit veror në vitet e kaluara, tha për Atsh-në, drejtori i ndërmarrjes së shërbimeve komunale, Ali Karaj. Sipas tij, moti i mirë ka ndikuar në zgjatjen e pushimeve për qindra familje nga vendi ynë, Kosova dhe Maqedonia, ndërsa gjatë javës së kaluar kanë mbërritur me autovetura mjaft pushues të tjerë, të cilët qëndrojnë në Durrës në periudha 3-4 ditore. “Plazhi i Durrësit ka patur sot të njëjtën pamje si në fillim të muajit korrik dhe numri
Berati vërtet nuk ka det si shumë qytete të tjera, por ai ka një det të madh monumentesh kulturore që sot listohen në Trashëgiminë Kulturore Botërore.
Harta e ekoturizmit dhe ajo e turizmit kulturor është mjaft e pasur me vlera që ndoshta u mungojnë edhe qyteteve më të vjetra të botës
Qyteti i Beratit ose qyteti i "një e mbi një dritareve" përbën rastin më unikal të një qyteti turistik, që pret e përcjell turistë gjatë gjithë stinës së vitit. Kjo për arsyen e thjeshtë, sepse ndryshe nga shumë qytete të tjera, të cilat kushtëzohen nga periudha e plazhit, Berati ka një turizëm kulturor në gjithë stinët e vitit.
Mosha mbi 2400-vjeçare si dhe qenia anëtar i Trashëgimisë Kulturore Botërore (UNESKO) e bëjnë Beratin që të gëzojë një status të veçantë turistik. Të mos harrojmë se Berati ka një inventar dhe një menu të pasur, që frekuentohen nga shumë turistë, gjë që mundëson një menaxhim sipas standardeve të turizmit botëror.
Per te shikuar kenget e tjera te maratones se kenges popullore 4 KLIKO KETU
E Premte, 07 Gusht 2009
Kryeqendra e Juglindjes, Korca, ka qene ndalesa e radhes per artistet e Maratones se Kenges Popullore. Qyteti i serenatave eshte gjalleruar mbremjen e djeshme nga tingujt e mrekullueshem te kengeve popullore dhe qytetare, te percjella mjeshterisht nga emrat me te dashur per publikun ne vite. Evenimenti me i rendesishem i kenges popullore, qe organizohet nga televizioni Klan dhe Promotor, ka mbledhur ne sheshin para Katedrales, ne qender te Korces, qindra banore te saj, por edhe nje numer te konsiderueshem emigrantesh, te kthyer ditet e fundit ne vendlindje.
Te gjithe te pranishmit jane bere pjese e spektaklit, duke kenduar dhe kercyer nen ritmin
Historia e vajzës me origjinë shqiptare që u kthye në yll të Hollivudit. Pse të gjithë e duan Eliza Dushkun. Shpërthimi i vajzës së ndrojtur që u bë e njohur në filmat me vampirë dhe që tani po bën famë si një nga femrat më seksi.
Nëse ka një fjalë shqipe që ajo mund ta shqiptojë thjesht dhe pa gabime, ky është vetëm mbiemri i saj: Dushku. Më shqiptar se kaq nuk mund të kishte qenë. Dhe si i tillë nuk kishte asnjë mundësi të mos binte në sy të gjithë shqiptarëve të tjerë, të cilët që nga koha e Xhon dhe Xhejms Belushit nuk kishin mundur të shihnin ndonjë tjetër mbiemër që tingëllonte kaq shqip sa ky i Eliza Dushkut. Në kohën kur emri i saj nisi të renditej ndër kastet e shquara të Hollivudit, ajo ishte tepër e vogël, ishte thjesht vajza e Arnold Shvarcenegerit në filmin “True lies”, një komedi aksion nga ato që të mbajnë deri në fund ngulur përpara ekranit, deri në shfaqjen e titrave. Ku fill pas emrave të njohur të kastit të filmit, shfaqej edhe emri i saj. Në shqip, Eliza Dushku.