|
Erdhi shtatori dhe per shume nga ne pushimet mbaruan. Por le ti kujtojme ato me mbresat qe na kane lene pushimet tona. Une p.sh isha ne shqiperi kete vit dhe me thene te drejten kete vit kalova pushime te bukura por per disa gjera nuk jam i kenaqur. Perpara se te nisesha lexova neper gazeta qe rruga durres-golem kishte punime dhe shkova dhe erdha(pas 3 javesh po e njejta situate) por ajo qe te ben me teper pershtypje eshte mungesa e sinjalistikes. Qe te udhetosh naten ne shqiperi nuk i dihet se si perfundon rruges por edhe dites nuk eshte dhe aq e lehte te qarkullosh. Nese ketej nga italia duhet te besh kujdes dhe te shohesh larg per ndonje makine qe ben ndonje frenim te gabuar apo diçka tjeter, ne shqiperi duhet ti mbash syte sapo mbaron kofani i makines se mos perfundosh ne ndonje pusete ose mbaron rruga e asfaltuar dhe rifillon pas 5 metrash por gjithashtu ndonjehere ti ngresh pakez syte per te veshtruar pak me tej per ndonje frenim per qef, apo ndonje shtim korsie te paparashikuar dmth nga 1 korsi qe eshte per 5 sekonda behen 3 korsi, por me e bukura eshte kur kete gje e bejne vete policet dhe kush eshte i shkathet dhe perfiton e ndjek nga prapa per ta pasur rrugen te hapur. Shqiperia e pranoj po bente diçka me rruget, dmth ishin duke punuar por ajo qe te bie menjehere ne sy eshte mosorganizimi dhe puna shkel e shko. Per te shkuar ne shqiperi une bera rrugen e kroacise dhe vura re qe edhe atje kishte punime ne rruge por ata te pakten punonin me rregull. kishin bere ne fillim nje krah te autostrades me dy korsi dhe e perdornin perkohesisht nderja jane duke bere krahun tjeter kete te perfunduaren e perdornin per qarkullim normal dmth qarkullim i dyfishte nga 1 korsi per secilin krah dhe e kishin ndare nga pjesa tjeter ku kryheshin punimet keshtu qe automobilistet nuk rrezikonin as te dilnin jashte rruge, as te binin ne ndonje pusete dhe as te thyenin ndonje pjese te rendesishme te makines. Ndersa ne shqiperi ne o i bejme te gjitha njeheresh o ska.:D Nese prishet ndonje makine rruges ose nese le ndonjeri "puplat" rruges s'prish pune do punojne dhe mekaniket apo agjensite e tjera. Lere me qe nuk ka as vija te bardha se ka mbaruar gelqerja. Pra per te perfunduar ne shqiperi kete vit punohej por punohej pa organizim, pa senjalizim punimesh per shoferet etj etj. Nese edhe ju keni per te thene diçka lidhur me kete teme ose argumente te tjera mjafton te rregjistroheni falas dhe te pergjigjeni ose te hapni dhe ju tema me argumente qe deshironi. |