Home Blog sezione Gosip Jeta e motrave Gaçe në Manhatan

Anëtarë Online

None

Online në chat

No users online

Vizita albart

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot8
mod_vvisit_counterDje77
mod_vvisit_counterKëtë javë354
mod_vvisit_counterJavën e kaluar550
mod_vvisit_counterKëtë muaj2083
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar1788
mod_vvisit_counterTotali5602

Online (deri para 20 min.): 6
IP juaj: 38.107.191.97
,
Tani jemi: 28-11 -2009 03:39
Jeta e motrave Gaçe në Manhatan pdf Shtyp Email
nga Administrator   
E diel, 06 Shtator 2009 10:25

Intervista / Blerta Gaçe, jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me motrën e saj, Aurelën, malli për Vlorën dhe sakrifica për të qenë një femër e suksesshme

Shumë të paktë janë ata që e dinë se këngëtarja Aurela Gaçe ka një motër dhe, për më tepër, artiste. Blerta Gaçe, më e famshme është në New York sesa në Shqipëri. Ajo jeton në lagjen e famshme të VIP-ave në Manhatan dhe është një nga belly dancer-et profesionale sot. Megjithëse ka më shumë se 9 vjet që është larguar nga Shqipëria, ajo nuk ka harruar në asnjë moment që është labe nga Vlora dhe se ndjen mall për çdo gjë, por mbi të gjitha për detin, në të cilin ka edhe kujtimet më të bukura të fëmijërisë. Për të nuk ka qenë e lehtë të integrohet në shoqërinë e vendit ku ka zgjedhur të jetojë, por siç thotë edhe vetë, një tip energjike si ajo mund t'ia dalë për gjithçka. Në atë vend të huaj, familja e saj e vetme është Aurela, me të cilën ndan edhe shtëpinë. I është dashur të punojë për të përballuar jetesën së bashku më motrën e saj. Ka studiuar për aktrim dhe bënë kërcimtaren. Ajo që të bie në sy është se Blerta është një vajzë plot sharm dhe plot finesë, ndërsa nga karakteri është tipi i një vajze, e cila

është rritur në një familje labe. Gjatë rrëfimit të bie në sy një karakter i fortë dhe i vendosur për gjërat që bën dhe që nuk pendohet për vendimet që merr. Për sa i përket dashurisë, ajo thotë se është një ndjenë reale dhe e prekshme, por për momentin i ka dhënë kohë "burrit" (si preferon ajo ta quajë), të kuptojë se ç'do të thotë të jesh pa Blertën. "Unë preferoj një mashkull me tru në kokë", - thotë Blerta. "Dua një, me të cilin të merrem vesh pa më dhënë dhimbje koke". Në një intervistë për SH2-shin, "motra" Gaçe rrëfehet për herë të parë për jetën me Aurelën, punën në SHBA dhe sekretin e të qenit një femër e bukur.

Blerta, sa kohë u bënë që jetoni në Amerikë dhe si e kujtoni atë periudhë kur jeni larguar nga Shqipëria?

Në Amerikë jetoj prej 9 vjetësh e gjysmë dhe momentin e largimit, normal e kujtoj me nostalgji dhe si një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime.

Sa të vështirë e kishte Blerta që ta gjente veten në një vend të madh dhe të ëndërruar nga të gjithë?


Jo shumë të vështirë, sepse erdha këtu adoleshente dhe është me e lehtë të adoptohesh në atë moshë, por dhe fakti që isha me këmbë në tokë, më ndihmoi.

Keni mbaruar një shkollë, cili është arsimimi juaj në SHBA?


Po, shkollë filmi, New York Film Academy dhe shkollë legjendare teatri, Neighborood Playhouse.
Si është një ditë normale për Blertën në Amerikë, na tregoni si fillon dhe si mbaron ajo?
Çdo ditë ndryshon për mua, por në përgjithësi filloj me kafenë e mëngjesit, sepse pa të nuk funksionoj dot (buzëqesh) dhe pastaj bëjë jog rreth lagjes dhe drejt në palestër për ushtrime. Shopping për ushqim, në qoftë se atë ditë kam audicione nisem dhe i mbaroj punë dhe tri ditë të javës shkoj në studio të Belly Dance. Normal, mesazhe sms gjatë ditës me motrën, sepse ajo është familja e vetme që kam këtu dhe kur vij në shtëpi, menjëherë laj fytyrën dhe heq tualetin e fillon aplikimi i kremrave e maskave, se ne femrat i kemi merak. Kur kam ndonjë libër për ta mbaruar e mbaroj dhe gjumë. Normal, me shpresën që do të shikoj ëndrra të bukura (qesh).

Cilët janë miqtë e tu më të mirë aty? Keni më shumë miq shqiptarë apo të huaj?


Motra dhe Enida, shoqe që e kam pasur që në Tiranë. Njoh shumë njerëz, por kam shumë pak miq, nuk lejoj çdo njeri të hyjë në rrethin tim shoqëror.

Blerta, ju keni ikur e vogël nga Vlora, si e kujtoni fëmijërinë tuaj në atë qytet?


Vlora për mua është qyteti më i bukur në botë dhe aty kam marrë formimin e karakterit që kam sot dhe i jam mirënjohëse Zotit që vij nga ai qytet. Momentet më të lumtura nga Shqipëria i kam në Vlorë.

Për çfarë keni më shumë nostalgji nga vendi juaj i lindjes?


Prindërit, detin, ushqimin dhe njerëzit.

Me çfarë po merreni aktualisht aty ku jetoni, cilat janë angazhimet e tua?


Jeta në New York City është shumë e shpejtë dhe gjithmonë duhet të merresh me disa gjëra që të mbijetosh, ose kur je energjike, siç jam unë. Punë, ushtroj pasionin tim të parë, kërcimin belly dance, aktrim, këndim...këto janë më kryesoret, të cilave u kam kushtuar kohën dhe jetën.

Ka qenë e vështirë nga ana ekonomike ta përballoni jetën në Amerikë?


Po, dhe akoma është, sepse ekonomia nuk është aq mirë tani, por kam pesë vite të mira, ka dhe momente të vështira. Unë, si labe që jam, nuk trembem, sepse momentet e vështira të forcojnë dhe të japin karakter. Thjesht jam krenare që nuk i shtrij dorën askujt për ndihma. Jam indipendente.

I ruan kontaktet me miqtë tu këtu në Shqipëri?


Komunikoj me shokë e shoqe klase, por nuk kam më lidhje me shoqen time më të ngushtë aty. Jam munduar, por ndoshta largësia ka bërë të vetën dhe mendoj se, një lidhje miqësie, që të ekzistojë, duhen dy vetë të punojnë për të.

Motra juaj Aurela, ka rrëfyer shpesh këtu në Shqipëri në intervista, se ju ka pikë të dobët. Sa ju ka ndihmuar prania e saj aty?


Shumë dhe jam mirënjohëse për këtë fakt, por ajo nuk me ka pikë të dobët pa një arsye (qesh). Mendoj që kemi mësuar shumë nga njëra-tjetra.

Na përshkruani pak atmosferën ku jetoni, lagjen, shtëpinë?


Jetojë në Manhattan, lagje East Village quhet. Më pëlqen atmosfera aty, sepse jetojnë shumë artistë dhe ka parqe rreth e rrotull dhe nuk fle kurrë si lagje. Përballë pallatit është një kishë dhe park, restorante përreth. Apartamenti është i vogël, por i pastër e modern. Por, gjëja që më pëlqen më shumë është pamja që kam nga dritarja, shikoj dritat e New York-ut dhe Brooklyn Bridge.

Jeni një femër shumë simpatike, siç janë vlonjatët shpesh. Sa ju ka ndihmuar pamja juaj e jashtme për të "çarë" në Amerikë?


Faleminderit, dhe ke të drejtë, vlonjatet të marrin më qafë (qesh). Mendimi që femrat e bukura kanë botën në dorë është mit. Por jo i vërtetë them unë. Jeta për mua ka qenë e vështirë, siç mund të jetë për çdo njeri dhe unë jam munduar që të shikohem jo si imazh dhe pamje, por dhe për vlera e talente. Ndonjëherë është më e vështirë kur je "simpatike" të të marrin seriozisht dhe duhet të punosh dyfish.

Dihet që motrat "grinden" me njëra-tjetrën, ju dhe Aurela jeni motra që grindeni shpesh apo... ?


Jemi grindur më shpesh më përpara, tani jo shumë, sepse i kemi mësuar tipin njëra-tjetrës. Jemi munduar të imponojmë karakterin njëra-tjetrës, por një mëngjes u zgjuam të dyja dhe e kuptuan që kemi tipa të ndryshëm dhe vendosëm ta pranojmë njëra-tjetrën ashtu siç jemi.


Sa krenare është Blerta që është labe nga Vlora?


Shumë krenare. Dhe këtë gjë e them kudo.

Cili është koncepti yt për dashurinë, çfarë është dashuria për ty?


Që dashuria nuk është koncept, por reale, e vërtetë dhe përjetohet dhe kuptohet vetëm kur e ndjen.

A po përjetoni tani një dashuri. Keni momentalisht një djalë pranë teje, me të cilin je e dashuruar?


Unë jam gjithmonë "e dashuruar", me jetën, me artin, humanitetin (njerëzit), natyrën. Po t'ia dedikoja apo ta "harxhoja" gjithë dashurinë vetëm një mashkulli, jeta ime do të ishte shumë e varfër dhe e trishtuar dhe pastaj ky x mashkulli s'do të dinte ç'të bënte me gjithë dashurinë që do t'i jepja unë. Jam vullkan e të përvëloj fare (qesh). Kam ndjenja për dikë, por i kam dhënë "time-out". Ta lë të mendohet një herë. Domethënë, nuk është pranë meje. Ta shikojë se si është jeta pa Blertën. (qesh).

Do preferoje më shumë një mashkull shqiptar apo të huaj? Dhe, nëse preferoni shqiptar, duhet të jetë me patjetër lab apo nuk ka rëndësi?


Unë preferoj një mashkull me tru në kokë. Shqiptar apo të huaj, nuk ka rëndësi. Dua një me të cilin të merrem vesh pa më dhënë dhimbje koke. Të fortë mendërisht dhe që të ketë besim tek vetja e jo të vijë tek unë me probleme e halle "lakra në kokë" domethënë, sepse kam hallet e mia. Kaq kisha.

Çfarë duhet të ketë një djalë që të jetë me Blertën?


E para, të jetë burrë jo "djalë". Sypatrembur, shpatullgjerë. Të ketë trimërinë e Skënderbeut dhe sensitivitetin e Lasgush Poradecit. Në qoftë se shikon ndonjë të tillë, më bëj ditur. (buzëqesh)

Cilat janë projektet e tua për të ardhmen, mendoni ndonjëherë të ktheheni në Shqipëri përgjithmonë, apo çdo gjë është relative?


E ardhmja nuk dihet, por planet e mia janë që të punoj më shumë se sot, të jem një performuese (kërcimtare/aktore/këngëtare) më mirë se sot dhe thjesht një version i vetes më i mirë.


PYETËSORI I PRUSTIT


Hera e fundit që u përlota? Libri që më kujtoi gjyshen time Salihe.


Çfarë është lumturia absolute për ju?

Një moment. Një moment i sinqertë, kur nuk je as në të kaluarën, as në të ardhmen.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Dashuria dhe pasioni për jetën.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Para 4 orësh.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Kuraja dhe sinqeriteti.

Defekti juaj kryesor?

Nuk kam shumë durim.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Ndaj gabimeve që bëhen një herë. Kur dikush apo qoftë dhe unë përsëris të njëjtin gabim 2 ose
më shumë herë, domethënë se s'kam mësuar asnjë gjë nga ai gabim. Pastaj nuk jam tolerante.

Hera e fundit që u përlotët?

Dje isha duke lexuar një libër dhe një pasazh më bëri të kujtohem për gjyshen time Salihe, që tani është pranë Zotit. Kam qenë në Amerikë kur ajo ndërroi jetë dhe e kam pasur të vështirë ta pranoj "ikjen" e saj nga kjo jetë.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Me çdo femër që ka luftuar për pasionet e saj në jetë dhe nuk ka pasur frikë të dashurojë. Bette
Davis e Greta Garbo.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Në çdo vend ku ka det.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Lasgush Poradeci, Edward Albee, Stanislavski, Miguel Ruiz dhe Paulo Coelho.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Burrërinë.

Tek një grua?

Forcën.

Kompozitori juaj i preferuar?

Ardit Gjebrea, Adrian Hila, Vivaldi, Enio Moricone dhe derit tek kompozitorët/producentët më të
rinj, Genc Prelvukaj i "Etno Engjujve", Flori, Timberland, e Scott Storch.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Është kolazh, mix kënge popullore shqiptare, këngë arabe dhe ca moderne.

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

The Mastery of Love, nga Miguel Ruiz.

Filmi që ju la mbresë të thellë?

La Vie En Rose, mbi jetën e Edith Piaf.

Piktori juaj i dashur?

Nuk kam një të preferuar.

Ngjyra juaj e preferuar?

E zezë, dhe violetë.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Që jam vetvetja kudo që shkoj dhe belly dancer profesionale sot. Është një art i cili nuk është parë me respekt në Shqipëri apo dhe në Amerikë, po e gjitha kjo po ndryshon.

Pija juaj e preferuar?

Glen Fiddich (Scotch).

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Asgjë.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Njerëzit që kanë frikë dhe të gjitha emocionet që vijnë me të, si falsiteti, xhelozia, cinizmi,
negativiteti.

Frika juaj më e madhe?

Nuk i frikësohem askujt dhe asgjëje.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Kur duhet. Vetëm gënjeshtra të bardha. (buzëqesh)

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Jo.

Cila është motoja juaj?

Të jetosh me veten dhe për veten. Mos të kesh frikë të jesh vetja.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Si zonjë.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?

Faleminderit.

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

Të mirë. Nuk dua të them "shumë të mirë", sepse jam supersticioze.

 

Burimi i lajmit: Shekulli.com.al

 

Add comment

Jeni të lutur të bëni komente që i përbahen një gjuhe të çensuruar dhe jo fyese për askënd.
Duhet të dini se komentet mund të lexohen nga çfarëdolloj grupmoshe dhe komentet e pahijshme jo vetëm që prishin imazhin e faqes por mund të rezultojnë të pakëndshme për lexuesit e tjerë.
Për ata që nuk rrespektojnë këto rregulla do të merren masa të menjëhershme.
Gjith të mirat,
Albart


Security code
Refresh

Joomla templates provided by Web Hosting Art
Teknologji: Pivot Stickfigure Animator - Për të krijuar animazione grafike (E shtunë, 17 Tetor 2009 17:29)
Gosip: funny videos - reklame kineze :D (E hanë, 28 Shtator 2009 13:37)
Teknologji: Ricerca audio - një motorr kërkimi për MP3 (E hanë, 28 Shtator 2009 13:02)
Teknologji: Videoprojektor i vogel sa nje celular (E diel, 20 Shtator 2009 11:19)
Gosip: Timo Flloko nga A në Zh (E diel, 06 Shtator 2009 11:54)
Gosip: Valza Bajra: “Ju rrëfej maninë për të veshur djemtë” (E diel, 06 Shtator 2009 11:04)
Gosip: Jeta e motrave Gaçe në Manhatan (E diel, 06 Shtator 2009 10:25)
Lajme: E diela e fundit e gushtit, “mbyt” plazhin e Durrësit (E mërkurë, 02 Shtator 2009 10:11)
Kulture: Berati, "magjia" e turizmit shqiptar (E mërkurë, 02 Shtator 2009 09:47)