|
E diela e fundit e gushtit, “mbyt” plazhin e Durrësit |
|
|
|
|
nga Administrator
|
|
E mërkurë, 02 Shtator 2009 10:11 |
|
Mbi 50 mijë pushues kanë frekuentuar dje plazhin e Durrësit, (siç duket edhe në këtë foto) duke shfrytëzuar temperaturat e larta e të pazakonta për këtë periudhë. Qindra pushues të tjerë i janë drejtuar të dielën e fundit të muajit gusht edhe plazheve të Currilave, Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, në veri të qytetit. Temperaturat e larta të ditës së djeshme, kanë afruar në plazh një numër shumë të lartë pushuesish, krahasuar me fundin e sezonit veror në vitet e kaluara, tha për Atsh-në, drejtori i ndërmarrjes së shërbimeve komunale, Ali Karaj. Sipas tij, moti i mirë ka ndikuar në zgjatjen e pushimeve për qindra familje nga vendi ynë, Kosova dhe Maqedonia, ndërsa gjatë javës së kaluar kanë mbërritur me autovetura mjaft pushues të tjerë, të cilët qëndrojnë në Durrës në periudha 3-4 ditore. “Plazhi i Durrësit ka patur sot të njëjtën pamje si në fillim të muajit korrik dhe numri
i pushuesve ka qenë shumë më i lartë se sa parashikimet tona”, tha drejtori Karaj. Ai u shpreh se 86 punonjës të përhershëm dhe 60 punëtorë sezonalë të ndërmarrjes komunale të plazhit kanë siguruar pastërtinë dhe të gjitha shërbimet e nevojshme në vijën bregdetare prej 3.4 km nga ura e Dajlanit në sektorin ‘Iliria’. “U duk se sezoni veror po mbyllej dhjetë ditë më parë, pasi një pjesë e pushuesve filluan të largoheshin”, tha Karaj, sipas të cilit, kjo zgjati shumë pak dhe falë motit të mirë plazhi po përjeton një fundsezoni turistik mjaft të mirë. Karaj tha se gjatë këtij sezoni veror në plazhin e Durrësit kanë pushuar rreth 15 për qind më shumë pushues se sa vitin e kaluar.
|
|
Përditësuar së fundmi më E mërkurë, 02 Shtator 2009 10:19 |