
Një verë e nxehtë por e paqëndrueshme

Parashikimet thone se kjo vere do te jete e paqendrueshme: Dielli i nxehte dhe temperaturat te larta do te gershetohem me shira dhe stuhi.
Kete duken se e dine edhe personazhet qe paparaci i Klanit ka “kapur” ne flagrance javen e shkuar. Blendi Klosi e Saimir Kodra, meqe e nxehta nuk durohej ato dite, nuk e kane menduar dy here destinacionin e pushimit: Jane pare duke u thekur nen diellin e Dhermiut. Por meqe koha e mire nuk zgjati dhe java ne vazhdim nuk la shume per te zgjedhur te tjere personazhe qe keto kohe jane ne top-listen e vemendjes publike kane gjetur ide te tjera origjinale. Ilda e Big Brother-it per shembull, bukuroshja qe prej verteti quhet Ilda Gega, meqe nuk kishte asnje siguri se do mbante koha, eshte “zene mat” ne nje nga pishinat e mbyllura te Tiranes. Fiziku i gershetuar me inteligjencen qe shfaqi, edhe pse per pak dite ne spektakel, ngjallen interes tek te dyja sekset e publikut. Por pervec saj ka edhe te tjere. Shtepia e Vellait te Madh i beri te gjithe personazhe. Qe megjithese ndenjen vetem tre muaj a me pak brenda saj, duke servirur sherre a show sipas menyres se tyre, keto dite jane ne qender te vemendjes. Ata jane fotografuar pas sfilates se Geraldina Sposa-s dhe duket se shkojne mire me njeri-tjetrin. Ka edhe te tjere qe kane dale pa mendje... Detajet zbulojini vete me poshte.
Klosi nuk do cadren
Deputeti i PS-se Blendi Klosi se bashku me bashkeshorten Nora Gega e kane marre rrugen drejt Dhermiut qe ne mengjes heret. Por ndersa Nora, pasi ka sistemuar cantat ne hotel, ka rendur me te katra drejt bregut, Blendi ka zgjedhur hijen e nje prej lokaleve te Dhermiut. Ka bere nje dore tavell ku nuk ka hezituar te vere edhe nje bast te vogel dhe ne fund, kur mesa duket nuk i ka ecur edhe aq mbare e loja i eshte merzitur perfundimitsht, eshte nderur ne karrige dhe ka hapur nje liber. Qe cuditerisht, nuk eshte libri i Blushit. Me mire keshtu se te lesh para me teper ne loje.
Mendimtar si Saimiri
Saimir Kodra, prezantuesi i Fiks Fare, si fillim e ka nisur diten me nje shetitje ne varke. Krejt i vetem dhe i zhytur ne mendime, Saimiri i ka ardhur nje here rrotull bregut e me pas eshte kthyer per te marre pjesen tjeter te grupit. I ka ndihmuar te gjithe te ngjiten pa mundim pastaj iu ka dhene mundesine ta shijojne xhiron te qete: Sepse eshte kujdesur ai per drejtimin dhe pothuaj gjate gjithe kohes u ka dhene pedaleve. Nje rruge e dy pune: Keshtu harxhon edhe ca kalori e mbase bie ndonje kilogram. Sepse keto kohe Saimiri eshte shendoshur ca si shume.
Shi bie ne Tirane
Jeta brenda shtepise se Big Brother nuk i zgjati shume, por ama i mjaftoi Ilda Geges te kthehej ne kryepersonazh. Per vajzen nga Tropoja me gen korcar, qe prej 11 vjetesh jeton ne Boston, shkruajne gazeta e thuren thashetheme nga me te ndryshmet. Por Ilda nuk duket se shqetesohet dhe aq. Vazhdon te defrehet sa mundet. Per shembull javen e shkuar paparaci yne e ka fotografuar ne nje nga pishinat e mbyllura te Tiranes. Meqe kishte re ato dite, Ilda se bashku me miqte e saj e kane gjetur aty mundesine per te bere ca ore not. E meqe nga fotot u duk se me njerin nga djemte ajo kishte shoqeri me te ngushte u interesuam dhe mesuam se quhej Gerti Veliaj. Ata qe i njohin thone se jane vetem miq. Prandaj mos u genjeni as ju. E meqe ra fjala, mesuam edhe se Ilda e ka refuzuar perfundimisht rolin qe i kishin propozuar per te interpretuar ne nje film me metrazh te shkurter.
Sollaku ne kohe pushimesh
Ne Dhermi e ka mbajtur frymen edhe ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku fundjaven e shkuar. Pasi ka mberritur ne destinacion, si fillim ai eshte takuar me nje mik dhe pas nje dore muhabet e ka parkuar makinen fare prane detit. Atehere me te eshte bashkuar edhe bashkeshortja e tij, dhe familja eshte rehatuar ne nje nga hotelet e Dhermiut per te kaluar dy dite te qeta pushimesh.
Zai dhe femijet...
Ka qene protagoniste ne Diten e Femijeve Jetime. Zajmina Vasjari eshte pare mes tyre duke falur buzeqeshje e nenshkruar autografe pa fund. Te vegjlit e mbledhur ne festen e organizuar per ta, nuk kane lene t’u shpetoje ky rast, ku me sa duket me shume se per nje autograf i jane afruar ish miss-it per te shijuar nga afer format e bollshme qe Zai nuk i fsheh kurre. As ate dite.
Kur s’ke motor
Ate te preferuarin, motorin, ia ka bllokuar policia. Pakenaqesine per kete vendim Gazmend Paja e ka shprehur edhe neper media, por askush nuk ia ka vene veshin per t’i rikthyer mjetin e preferuar me te cilin shkonte ne pune. Rregulli eshte rregull. Si perfundim humoristi i ka dhene karar: Qarkullon me makine. E ka pak problem trafikun, por nga e keqja...
Tani eshte e lire
Pasi e ka cuar lojen e Big Brother deri ne naten e fundit, ka pranuar se eshte dashuruar me Olsin dhe ka servirur skena per te cilat u diskutua gjate, Najada ka rifituar “lirine”. I ka hipur makines dhe ka bere nje xhiro te gjate. Si per t’u cmallur me qytetin, me te cilin kishte tre muaj pa u pare.
Ilda me miqte
Ato dite i ka pasur floket te lyera me fije te verdha. Dhe shoqerohej shume me miqte e rinj qe kishte zene ne shtepine e Big Brother. Ne menyre te vecante me Visin. Ai ka qene kavalieri i Ildes ne koktejlin e shtruar pas sfilates se Rezarta Skifterit, organizuar ne hotel Sheraton. Ate mbremje ajo eshte takuar edhe me te tjeret e dale nga shtepia.
Pse e pakenaqur Juna?
Julinda ka qene vajze e qeshur dhe e muhabetit. E ka thene qe diten e pare kur hyri ne shtepine e Vellait te Madh. E tille mbeti edhe pasi u votua per te dale nga loja. E ftuar, se bashku me te tjeret, ne sfilaten e Skifterit ajo po i tregon dicka gazmore Nardit, kandidatit tjeter per cmimin e madh. Me ta eshte edhe Juna, por duket se as qe ia ve veshin fjaleve te Julindes. Dicka tjeter duket se e mundon....
Ah ky telefoni....
Ka ardhur me Skandinada Lalen dhe eshte larguar me Ingrit Gjonin. Por nuk e ka pasur mendjen as tek njera e as tek tjetra. Te gjithe vemendjen Ciljeta Xhilaga e ka pasur te perqendruar tek celulari. Ka ndodhur ne sfilaten e Rezarta Skifterit. Ata qe e njohin thone se Cili vazhdimisht i shkruan mesazhe te dashurit dhe me siguri keshtu duhet te jete perderisa, nuk i kushton as rendesine me te vogel asaj qe Skandinada mundohet t’i thote.
Ftese rruge
Jane takuar rastesisht: Enada Atnikolla ka qene duke nxituar per ne atelie, ndersa Gjergj Leka duke dale nga Televizioni Publik me te cilin e mbajne lidhur ca projekte. Pasioni me te cilin po i flet Gjergji dhe gishti tregues i ngritur te bejne te besosh se kompozitori po ben ftesen e radhes. Cdo te premte dhe te shtune kendon ne nje lokal te ri te hapur ne Tirane dhe sa here takohet me te njohurit e tij Gjergji nuk harron t’i ftoje te kalojne nje here edhe aty.
Jane ndare ne skene por...
Ermal Mamaqi e la “Portokalline” gjate sezonit qe sapo u mbyll. Tha se do merrej me ca projekte te vetat. Por kjo duket se nuk i ka prishur aspak pune kur vjen puna per te shoqeruar te fejuaren e tij Amarda Toska. Perkundrazi. Tani Ermali ka me shume kohe, prandaj nuk eshte per t’u cuditur qe ne cdo eveniment, feste apo koktejl shfaqen te dy bashke. Duke qeshur e me humor, sepse ka nje dhimbje koke me pak.
Miqesi e vjeter
Enada Hoxha dhe Gerd Vaso kane vite qe jane martuar. Prej pak muajsh jane bere dhe prinder madje. Cka do te thote se nuk kane pse te kene me interes per fustane nuserie a kostume dhenduresh. Megjithate nuk i kane thene “jo” fteses se Armand e Marcela Pezes per sfilaten e Geraldina Sposa-s. Madje gjate koktejlit te organizuar me pas, Enada dhe Marcela kane shkembyer mendime te zjarrta mes tyre. Per te cilat Gerdi duket pak i interesuar.
burimi i lajmit: www.revistaklan.com
| Bashkangjitur | Madhësia |
|---|---|
| paparashqip.jpg | 32.2 KB |
| modele03.jpg | 84.54 KB |
- Ditari i Risi
- Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente