
Ermira Babaliu : Këngëtarja, mes jetës shqiptare dhe asaj amerikane
U largua nga Shqipëria në kulmin e saj si këngëtare për të nisur një jetë të re në Amerikë. Vend ku jeton prej afër 17 vjetësh. Zëri i largët i vendlindjes e ka thirrur sërish. Është rikthyer por ardhja e saj, padyshim nuk mund të kalonte aq lehtë. Shfaqja e Ermira Babaliut në spektaklin “Këngët e shekullit” do të sillte emocione për çdo kënd. Dhe të gjithë do të kujtonin zërin e këngëtares së festivaleve, që prej vitesh emocionet ua fal shqiptarëve, që jetojnë atje larg. Në këtë rrëfim të Ermirës, ajo na tregon... ...për jetën e saj në Amerikë, ku jeton me bashkëshortin Sandrin dhe vajzën e saj 19 vjeçare, Dorela. Por edhe për përshtypjet që i ka bërë Shqipëria pas kaq vitesh; njerëzit, miqtë e ndryshuar, veshjet e njerëzve, mentaliteti shqiptar, rrugët e gjithçka tjetër. Madje ajo zbulon edhe disa nga projektet e saj, albumi, e njëkohësisht hap edhe një dritë jeshile për një kthim të përhershëm në Shqipëri, ku ndoshta do ta shohim në një tjetër pozitë, e ndoshta edhe larg këngës. Megjithatë të gjtha këto do të shfaqen në kohën e duhur, tregon ajo.
- Ditari i Risi
- Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente
